Edi Rama u shfaq në fushatën elektorale në  Përrenjas e Librazhd i veshur me një këmishë e kapele ku ishte stampuar numri 12, njësoj me veshjet e Barak Obama në fushat e tij presidenciale amerikane, duke ia përshtatur retorikën politike të rinjve librazhdas.

Rama: Nuk ka asgjë të lehtë se do ta kishin bërë të tjerët para nesh. Po të ishte e lehtë të ndërtohej shteti i së drejtës të bëhej reforma në drejtësi, sistemi të ishte i njerëzve jo i atyre që tërë jetën e kanë kontrolluar.

Për të respektuar thirrjen për lutjen e mesditës Rama për pak momente ndërpreu fjalën. Ushqyesve të pesimizmit se Shqipëria nuk bëhet Edi Rama u tha:

“Ne jemi ndryshe jo për të iku por për të vazhduar për ti bërë shqiptarët e sidomos më të rinj që ta gjejnë këtu të ardhmen e tyre. E bukur për ta thënë, shumë e vështirë për ta bërë dhe ne jemi për gjëra të vështira, punët e vështira jo për t’ja bërë rrafsh njerëzve jep 1 e jep dy dhe në fund të dy gishtat mu në sy.”

Të rinjve të Librazhdit Rama u shpjegoi dallimin mes tij se Lulzim Bashës.

Rama: Shqipëria ka hapësira të zëna nga ferra dhe derra që duhen çliruar por nuk çlirohen duke fjetur gjumë e bërë sikur. Unë mbase jam arrogant por nuk bëj sikur. Zjarri marrëzisë është këtu gati për tu ndezur mos lejoni të ndizet zjarri marrëzisë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA