Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vendosi që të ndajë me të gjithë fansat disa çaste të mëngjesit të saj.
Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare e cila ndiqet nga mbi 64 milionë ndjekës, disa fotografi të reja, pak pasi u zgjua nga gjumi.
Dua dukej mjaft tërheqëse dhe natyrale, ndërsa pozonte me këmishën e saj të natës ngjyrë të zezë.
Pranë vetes, Lipa kishte një buqetë lulesh të freskëta, ndërsa duket se me gjithë kënaqësi shijonte rrezet e diellit në mëngjesit.
“Buongiorno”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke thënë kështu “Mirëngjesi” në gjuhën italiane.
Dua është kthyer kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u përgatitur për performancën e saj të radhës, në “Brit Aëards 2021”.
Ajo është nominuar në eventin e madh të ndarjes së çmimeve britanike në tri kategori: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.
Top Channel