Një vaksinë e tretë e koronavirusit është miratuar për përdorim në Indi mes një valës së dytë të pandemisë që po i merr jetën qindra personave.

Sputnik V i Rusisë është konsideruar i sigurt dhe punon në një mënyrë të ngjashme me dozën Oxford-AstraZeneca që po bëhet në Indi si Covishield. Sputnik V jep rreth 92% mbrojtje kundër Covid-19, sipas kërkimeve të “The Lancet”.

India deri më tani ka dhënë më shumë se 100 milion doza të dy vaksinave të aprovuara, Covishield dhe Covaxin.

Miratimi i Sputnik V erdhi në një ditë kur India kaloi Brazilin për t’u bërë vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve në të gjithë botën.

Me numrin e përgjithshëm të rasteve prej më shumë se 13.5 milion raste, India tani është pas Shteteve të Bashkuara të cilat kanë raportuar më shumë se 31 milion raste. Me 13.4 milion raste, Brazili është vendi i treët për humbjen e jetëve si pasojë e Covid 19.

Qeveria synon të vaksinojë 250 milion “njerëz me përparësi” deri në fund të korrikut, raporton BBC.

Çfarë dimë për Sputnik V?

Vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, fillimisht krijoi disa polemika pasi u përhap para se të dilnin të dhënat përfundimtare të provës.

Por, shkencëtarët thonë se përfitimet e vaksinës tani janë demonstruar. Ajo përdor një virus të tipit të ftohtë, i krijuar për të qenë i padëmshëm, si një bartës për të shpërndarë një fragment të vogël të koronavirusit në trup.

Ekspozimi i sigurt i trupit në një pjesë të kodit gjenetik të virusit në këtë mënyrë i lejon atij të njohë kërcënimin dhe të mësojë ta luftojë atë, pa rrezikun e sëmundjes, shkruan BBC.

Pasi të vaksinohen, trupi fillon të prodhojë antitrupa veçanërisht të përshtatura për koronavirusin. Kjo do të thotë që sistemi imunitar është i përgatitur për të luftuar koronavirusin kur e has atë në të vërtetë.

Mund të ruhet në temperatura ndërmjet 2 dhe 8 gradë Celsius (një frigorifer standard është afërsisht 3-5 gradë) duke e bërë më të lehtë transportimin dhe ruajtjen.

Fondi Rus i Investimeve Direkte, i cili po marketingon vaksinën, ka nënshkruar marrëveshje për të prodhuar më shumë se 750 milion doza të Sputnik V në Indi me gjashtë prodhues vendas të vaksinave, sipas raporteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA