“Dil në Shqipëri me makina e bori, me dy gishta, bëj sikur …”/ Rama nga Librazhdi: Luli pasi hyri në Bashki fjeti gjumë 4 vjet

13/04/2021 13:21

Kryeministri Edi Rama e ka ndalur turin e tij të takimeve sot në Librazhd.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij  në takimin elektoral në Librazhd ironizoi programin e Partisë Demokratike. Sipas Ramës, programi i PD është më jep një të të jap dy, njësoj si në kohën e Sudes apo Xhaferrit.

Më tej Rama vazhdoi duke ironizuar edhe takimet elektorale të Bashës, që siç tha kryeministri tregon përralla me mbret duke qëndruar këmba këmbës.

Rama: Mu kujtua kur përmendi Taulanti Lulin. Kur konkurroi për kryetar bashkie bëri dy premtime. Tramvai i Tiranës dhe ulja e çmimit të bukës, ashtu siç premtoi se do u hiqte taksat qytetarëve të Tiranës. Mbasi hyri në bashki fjeti gjumë 4 vjet. Çfarë zgjedhje është kjo mes një rruge që po e hapim çdo ditë me shumë mund dhe ndërkohë që në mes të rrugës na janë futur dy mostra, tërmeti dhe pandemia që gjunjëzoji botën dhe një rruge që si dihet fundi. Dil në Shqipëri me makina e bori, me dy gishta, bëj sikur takohesh spontanisht me disa njerëz që bëjnë sikur ti do ti shpëtosh. Pastaj ulu këmbë për mbi këmbë edhe tregoju përralla me mbret të rinjve. Nuk bëhet këmbë mbi këmbë asgjë. Mos harroni që me makina, me bori, me muzikë e valle ishte një Xhaferri që shkonte nëpër Shqipëri sepse ai thoshte më jep një të marrësh dy.  Rri në kafe se u bë Shqipëria. Pyetini familjet në fshatra sa krerë kanë humbur për të dhënë një e për të marrë dy. Po aq herë e kanë parë veten në mes të rrethuar nga zjarri që kanë ndezur me duart e tyre. Nuk ka asgjë të lehtë. Sfida që kemi marrë përsipër është shumë e vështirë. Po të ishte e lehtë që Shqipëria të ishte bërë fuqi eksportuese neto e energjisë elektrike siç dua unë të bëhet, mjafton të vazhdojmë rrugës do e kishin bërë të tjerët para nesh. Po të ishte e lehtë të bëheshin të gjithë ujësjellësit e Shqipërisë do e kishin bërë të tjerët. Të gjitha këto po i bëjmë edhe do i bëjmë deri në fund, ndryshimi është se ne mishërojmë atë forcë karakteri që admirojmë te këngët, tregimet, porositë e të parëve tanë. Si në çdo pyll nuk mungojnë as derrat, ne jemi ndryshe. Jemi këtu jo për të ikur por për të vazhduar. Do bëjmë të rinjtë ta gjejnë të ardhmen këtu në Shqipëri. Ne jemi për punët e vështira, për të mos ja bërë rrafsh njerëzve më jep një se do të jap dy. Më jepni votën se do ju mbaj në shtëpi sa të bëhet fëmija 6 vjeç. Pagën minimale do tua bëj maksimale, në fund të dy gishtat mu në sy që të mos e marrësh veten.

Top Channel