Çalja: Në olimpiadë për medalje/ Elez Gjoka: 100 për qind të sigurt, do të kemi medalje olimpike nga Brikeni

13/04/2021 15:44

Elez Gjoza shprehet i sigurt se “do të kemi medalje olimpike nga Briken Çalja”.

Me tre medalje Europiani i peshëngritjes së Moskës në pamje të parë ishte një ndër të suksesshmit, por vetë Briken Çalja, sportisti me rezultatin më të lartë dhe fitues i dy nga tre medaljeve të arritura tregon për Top Channel se pretendimet e tij ishin më të mëdha.

E njëjta gjë vihet re edhe në analizën e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritejs, Elez Gjoza.

Briken Çalja është i vetmi peshëngritës që ka arritur normën e pjesëmarrjes në Olimpiadë dhe për të pritshmëritë janë të mëdha.

Top Channel