Veliaj në Rrogozhinë: Investimet me të njëjtën cilësi, si në Tiranë, edhe në rrethe

12/04/2021 13:16
Drejtuesi politik i PS-së, Erion Veliaj

Kështu tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim elektoral u tha banorëve të Rrogozhinës se Partia Socialiste është e vetmja që ka mbajtur premtimet.

Partia Socialiste mbajti premtimin për naftën pa akcizë, për naftën pa tatime, për naftën pa TVSH për të gjithë ata që punojnë në bujqësi sepse nuk mbushte traktori me të njëjtin çmim si makina”, u shpreh Veliaj.

Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën u shpreh se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, pas vështirësive që kaloi si me tërmetin ashtu edhe me pandeminë.

Kemi nevojë për një vend normal, për një vend ku presidenti i Republikës nuk çmendet edhe rrihet me policët bashkiak. Kemi nevojë për një vend normal ku për punë të partisë ti nuk rrezikon jetën e njerëzve duke braktisur kullën, kemi nevojë për një vend normal ku politika është mjet për ti ndihmuar njerëzit jo për ti përçarë njerëzit. Kemi nevojë që të vazhdojmë në normalitet vaksinimi deri tek shqiptari i fundit tani që kanë ardhur vaksinat dhe kemi nevojë për një vend normal deri sa të ngrihet edhe kulmi i shtëpisë së fundit që u prish nga tërmeti, ky është normaliteti që duam”, theksoi ai.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste ka për qëllim që Rrogozhina të ketë të njëjtat investime me të njëjtën cilësi dhe kushte moderne siç po bëhet me shkollat, kopshtet, çerdhet, qendrat shëndetësore, etj. në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA