Kryeministri Edi Rama ka zbuluar para të rinjve në Gramsh se shtysa që e nxjerr përditë nga shtëpia është për të bërë Shqipërinë më të mirë.
Mesazhi i tij për të rinjtë e të rejat është që të mësojnë bashkëmoshatarët të mos largohen nga politika se nuk janë të gjithë njësoj dhe nëse i kthejnë shpinën kutisë së votimit, është e pamundur që politika të merret me ta.
Edi Rama: Shtysa që më nxjerr përditë nga shtëpia është të bëj gjithçka mundem që Shqipëria të jetë më e mirë nesër dhe çdo shqiptar, pavarësisht kë voton e çfarë mendon të ndihet më mirë nesër.
Mos harroni t’ju thoni bashkëmoshatarëve tuaj që të thonë se “nuk merren me politikë, vari… se të gjithë janë njësoj”, jo. Nuk jemi të gjithë njësoj se po të ishim njësoj, rruga me atë urën nuk do ekzistonin, do vazhdonin t’i binin rrotull e rrotull kodrave për të arritur deri këtu.
Po të ishim njësoj, dhe Gramshi do ishte njësoj. E rëndësishme për njeriun që thirret për të votuar dhe thotë s’dua se janë të gjithë njësoj’, gabon se po mendoi se po i ktheu shpinën kutisë së votimit, është jashtë mundësive që politika të merret me të prapa shpine. Pa politikën, Shqipëria nuk bëhet e ardhmja.
Top Channel