Studimi izraelit për vaksinën e Pfizer: Varianti afrikan e mposht, nevojitet dozë e tretë

12/04/2021 14:25

Një verifikim në botën reale i realizuar në Izrael tregoi se varianti i koronavirusit i zbuluar në Afrikën e Jugut është në gjendje të kalojë, të paktën pjesërisht, edhe mbi mbrojtjen e ofruar nga vaksina e Pfizerit dhe Biontech.

Studiuesit izraelitë mbikqyrën të paktën 400 persona që rezultuan pozitivë me Covid 19 pasi kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe të dhënat i krahasuan me personat e infektuar e të pa vaksinuar. Ata prisnin të gjenin vetëm një rast të varianti afrikano-jugor, por gjetën 8 të tilla, e pohuar kjo nga ekspertja Adi Stern, një nga kryesueset e studimit. Rezultati, padyshim, nuk na entuziazmoi shumë, shton ajo. sipas Stern, variant afrikan, krahasuar me atë original dhe mutacion britanik, është më i egër dhe e kapërcen mbrojtjen e vaksinës, megjithëse për këtë do të nevojiten sipas ekspertëve, studime të mëtejshme më të detajuara.

Profesori Ran Balicer e quajti këtë një zbulim mjaft të rëndësishëm. “Është i pari kërkim i pavarur në botë, tha ai, që mbështetet në të dhëna dhe kampione reale dhe që dëshmon se vaksina ka më pak efikasitet ndaj variantit afrikan sesa dy të tjerëve që kanë qarkulluar në Izrael. Përhapja e varianteve te reja, sidomos atij afrikano-jugor dhe atij Brazilian që kanë të përbashkët mutacionin E484K, po shqetëson qeveritë në mbarë botën, aq sa edhe shumë kompani të mëdha farmaceutike po studiojnë mundësinë e një doze të tretë të vaksinës, për të shtuar akoma edhe më tepër mbrojtjen ndaj sëmundjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA