Një grua 61-vjeçare, që vuan nga një diabet i pakontrolluar dhe me dëmtime të mëlçisë u paraqit në spitalin e Pittsburgut ne Kaliforni, për të kërkuar që të vihej në listën e pritjes për transplantin e mëlçisë.
Nisur nga prania e alkoolit në urinë, mjekët dyshuan se pacientja mund të ishte konsumatore alkooli, por në fakt nuk ishte ashtu. Pas shumë analizash e kërkimesh ata zbuluan se sheqeri i shkarkuar me urinën fermentohej ne fshikëzën e urinës dhe shndërrohej ne alkool.
Fermentimi i sheqerit ne alkool, siç ndodh gjatë prodhimit të birrës e verës, bëhet në prani të majave të veçanta që janë kërpudha mikroskopike.
Në fshikëzën e urinës së pacientes u gjet një lloj majaje që i përkiste kërpudhës Candida glabrata, e ngjashme me majanë e birrës, e cila shndërronte sheqerin e urinës në alkool.
Trajtimi me medikamente anti kërpudhore qe i pamundur, ndaj pacientja është planifikuar të bëjë transplantin e mëlçisë.
Top Channel