Megjithë numrat rekord të infektimeve, miliona mblidhen në Festivalin Hindu të lumit Ganges në Indi (fotot)

12/04/2021 18:51

Megjithë krizën e rasteve në rritje me Covid-19, miliona njerëz janë mbledhur në festivalin tradicional Hindu të larjes në lumin Ganges në Indi.

India është kritikuar nga autoritetet ndërkombëtare shëndetësore për neglizhencë në mbrojtjen nga koronavirusi, teksa me rreth 13.53 milionë infektime ka kaluar dhe Brazilin, e tashmë renditet e dyta në bota pas SHBA, kjo e fundit me rreth 31.2 milionë infektime, sipas shifrave të TheSun.

Por gjithsesi qindra mijëra besimtarë Hindu vërshuan sot për banjën e shenjtë në lumin  Ganges në qytetin verior të Haridwar.

Zyrtari i policisë Sanjay Gunjyal tha për agjencinë Reuters: “Turma këtu sa vjen e rritet… policia vazhdimisht i bën apel njerëzve të ruajnë distancimin social”.

Deri sot në mesditë 1 milionë njerëz raportohej se kishin bërë banjën e shenjtë në lumë, që besohet e ‘lan mëkatet’.

Ndërkohë mijëra njerëz të tjerë marrin pjesë në mitingjet elektorale për zgjedhjet e këtij muaji, duke përfshirë dhe dy evente në rajonin Bengal, ku do të flasë kryeministri Narendra Modi.

Komentatori politik vendas Shekhar Gupta tha: “Me 1.2 milionë raste aktive dhe shifrat ditore që arrijnë në 200,000, është e çuditshme të mbash mitingje apo ‘Kumbh Mela’”, duke iu referuar festivaleve hindu ne lumenj.

Zyrtarët thonë se autoritetet nënvlerësuan virusin, duke besuar se e mundën në shkurt ku rastet ranë ditore nën 10,000.

Në rajonin më të goditur të Maharashtra, ku përfshihet kryeqyteti financiar i vendit Mumbai, autoritetet thanë se po mendojnë një tjetër izolim drastik kesaj jave, pas rritjes së masave në fundjavë.

FOTO GALERI
3/9
Policia duke ruajtur 'distancimin social'

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA