Gjiknuri në Vlorë: Partia Socialiste i dha vëmendjen e munguar qytetit, gati plani për restaurimin e Sheshit të Flamurit

12/04/2021 12:39

Kandidati i Partisë Socialiste në Vlorë, Damian Gjiknuri takoi një grup banorësh të rajonit 1 në afërsi të qendrës historike të Vlorës, ku foli për investimet e bëra në këtë zonë.

Në fjalën e tij Gjiknuri u ndal në projektet e parashikuara për Rajonin 1 në këtë mandat të tretë qeverisës, projekte të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe në rritjen e cilësisë së jetesës për banorët.

Përpara 8 viteve, Vlora nisi ndryshimin madhor me investimet të cilat do të vijojnë edhe më shumë në këtë mandat të tretë. Të gjithë janë dëshmitarë të këtyre ndryshimeve. Të gjithë e dinë shumë mirë se para 8 viteve Vlorës i kishte mbetur vetëm emri si qytet historik, pasi askush më parë nuk kishte menduar për të. Këto çka ndodhën nuk erdhën rastësisht se koha e donte që të ndryshonte Vlora por erdhën vetëm në saj të vëmendjes që Kryeministri Rama tregoi për Vlorën, si askush tjetër më parë. Edhe në Rajonin 1 është ndezur drita jeshile e projekteve transformuese: qendra historike, lagja Muradie është një investim madhor me perspektivë për zhvillimin e zonës e cila i ka kthyer identitetin. Projekti për restaurimin e Sheshit të Flamurit përfshin dhe rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve dhe rehabilitimin e të gjithë parkut i cili do të ketë infrastrukturë bashkëkohore. Projekti për godinën shumëkatëshe në zonën e Sheshit të Flamurit parashikon kthimin e asaj godine në një qëndër multifunksionale ku do të punësohen shumë të rinj dhe të reja, duke nxitur në këtë mënyrë edhe sektorin e punësimit në qytet”, u shpreh Gjiknuri.

Në këtë mandat të tretë qeverisës, vijoi ai, do t’i jepet fund problemeve të furnizimit me ujë të Llonxhës, një prej lagjeve që ndër vite e ka vuajtur mungesën e ujit të pijshëm dhe kjo do të mundësohet falë projektit për krijimin në zonën mbi spital të depos së ujit e cila do të furnizojë me ujë Llonxhën dhe zonat përreth. “Ndërhyrjet në rrjetin elektrik dhe ato në infrastrukturën rrugore janë investime të nisura gjatë këtyre mandateve e që në mandatin e tretë të Partisë Socialiste do të shtrihen edhe më tej në brendësi të Rajonit 1”, pohoi drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA