Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilluan një takim me banorët e Cërrikut.
Po ashtu, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin foli edhe procesin e vaksinimit masiv të popullsisë, për të cilin tha se po ndodh falë kryeministrit Rama.
Nga Cërriku, Balla foli dhe për procesin e vaksinimit në vend, i cili sot vazhdoi te qytetarët mbi 65 vjeç. “Dua të ndaj me ju edhe lajmin e mirë që sot kemi filluar vaksinimin e personave mbi 60 vjeç, sigurisht duke zbritur 69, 68 e me radhë e për të shkuar pra në një nivel vaksinimi që nuk e ka asnjë prej vendeve të tjera përreth nesh me përjashtim të Serbisë por ju e dini që Serbia është një vend që luan me 17 porta. Ne jemi një vend që luajmë me vetëm partnerët tanë strategjikë por kur erdhi fjala për procesin e vaksinimit ne bëmë gjithçka duhet dhe falë personalisht kryeministrit tonë Edi Rama, ne jemi sot një ndër pak vendet që kemi filluar vaksinimin masiv“, u shpreh Balla.
Sipas tij, situata do të normalizohet brenda muajit maj. “Jam shumë i sigurt që maji është fund i majit, fillimi i qershorit do të na gjejë në një situatë tërësisht normale për t’ju kthyer normalitetit tonë edhe për të bërë ndonjë dasmë pse jo, sepse besoj që ngelëm pa u martu”.
Po ashtu, Balla bëri edhe një apel për demokratët. “Apeli im sot është edhe për demokratët, mos ja jepni votën Lulit se vota që i shkon Lulit çon ujë tek Mulliri i Ilir Metës. Mos harxhoni votën kot me Lulin se Luli është kot, Luli është një kukull që një ditë e merr Saliu, një ditë e merr Ilir Meta. Ne na duhet mbështetja juaj për Partinë Socialiste, për Edi Ramën dhe për PS-në sepse vetëm kështu mund të arrijmë të përfundojmë ato investime që kemi nisur”.
Top Channel