Atletico ngec ndaj Betisit, titulli në Spanjë, “triller”

12/04/2021 10:19

Atletico e Madridit lë të tjera pikë rrugës që mund t’i kushtojnë shtrenjtë në fund në garën për titullin kampion.

“Los Colchoneros” nuk përfituan nga humbja e Barcelonës përballë Realit në “El Clasico” për ta thelluar diferencën me ndjekësin më të afërt, përkundrazi barazuan 1-1 në “Estadio Benito Villamarín” të Sevillas ndaj Betisit e tashmë kryesojnë me vetëm një pikë më shumë se “Los Blancos” e dy më shumë se “blaugranat”.

Skuadra e Simeones shënoi që në minutën e pestë me Yannick Carrascon, duke dhënë përshtypjen se mund ta fitonte lehtë këtë sfidë, por vendësit u kundërpërgjigjën me forcë dhe barazuan shifrat në të 20-tën me Cristian Tellon, një ish-futbollist i Barcelonës.

Gjatë pjesës së dytë rastet më të mira për shënim i pati Betisi, ndërsa në minutat shtesë Angel Correa në dy momente dështoi t’i jepte fitoren Atleticos.

Top Channel