Në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit banorët kanë dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre me arsyetimin se u janë falsifikuar firmat dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta.

Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Kombit dhe janë përplasur me punonjësit e policisë.

Ata kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar.

Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe banorët e Zallë Gjoçajt,  të cilët edhe ata prej kohësh protestojnë kundër  ndërtimit të heceve.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA