Dhjetra makina “Retro” kanë “pushtuar” qytetin e Elbasanit, këtë të diel. Por, kandidati i PS-së ka akuzuar Bashën, për trafikun e krijuar në hyrje të qytetit.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla e cilësoi këtë aktivitet si një model që shërben për ta shndërruar Elbasanin në një destinacion për t’u vizituar.
Më tej, numri dy i PS-së ka kritikuar bllokimin e tunelit të Krrabës paraditen e sotme për shkak të mitingut të kryedemokratit Lulzim Basha. “Është qesharake ajo që ka organizuar Partia Demokratike. Për më shumë se 1 orë e ca bllokuar tuneli i Elbasanit me makina të nisura nga Tirana që shoqërojnë Lulin. Nuk e di ça meraku ka. Luli ndihu shumë i qetë, populli i Elbasanit nuk ka asnjë problem. Është e pakuptimtë që të marrësh makina me vete nga Tirana në Elbasan sepse secili nga qarqet voton ndarazi. Bllokimi i tunelit ishte shumë qesharake që nuk ia gjej arsyen”, tha Balla.
Top Channel