Basha, thirrje socialistëve të Librazhdit: Ndoshta iu besuat premtimeve boshe, kudo ndihet etja për ndryshim

11/04/2021 17:02
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në Librazhd

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdoi fushatën elektorale në Librazhd, ku u prit nga një numër i madh qytetarësh.

Basha përmend emigrimin e të rinjve nga Librazhdi, i cili sipas tij, është lënë në harresë. “Tetë vite të vështira keni kaluar, dhe unë kam qenë në shtëpitë tuaja, në sipërmarrjet tuaja, te fermerët e Librazhdit, te të papunët, te gratë dhe nënat e Librazhdit, të cilave iu them se e ndjej dhimbjen tuaj për fëmijët që ju largohen, e di se papunësia iu ka goditur më rëndë. Shqipëria është e etur për ndryshim po askund nuk ndihet më shumë etja se kur je në shkretëtirë. Dhe këto 8 vite e shndërruan Librazhdin në një shkretëtirë. Etja ndihet më shumë në shkretëtirë, sot 8 vite me rrallë Librazhdi është shkretëtirë, pa zhvillim ekonomik, pa mundësi, me fermerë të rrënuar  ndaj etja e një populli për ndryshim është më e madhe”.

Kryedemokrati i bën thirrje qytetarëve të Librazhdit të votojnë të djathtën në 25 prill. “Bashkohuni për ndryshimin, bashkohuni me ne, të gjithë bashkë. 2 javë na ndajnë nga një ditë vendimtare, vendimtare për ju, vendimtare për këtë popull, për këta qytetarë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Dhe pyetja e vetme e cila do ti jap përgjigje, çdo prind fëmijësh, çdo i ri dhe çdo e re, çdo pensioniste dhe pensionist, çdo fermer i Librazhdit është: durohet më edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA