Foto ilustruese

Gjashtë persona kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre një shtetas me iniciale R. C., 25 vjeç, ka kërcënuar nëpërmjet telefonit shtetasen M. B., 27 vjeçe, për shkak të mos shlyerjes së një borxhi.

Vajza duke qenë në presion psikologjik, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh. Tashmë ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Po punhet për shoqërimin e 25-vjeçarit.

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Osman Aruçi, 68 vjeç, i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.4 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e  Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë (përforcues grushti).  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :  A. D., 43 vjeç dhe R. D., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 10.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit R. C., 25 vjeç, sepse ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasen M. B., 27 vjeçe, për shkak të mos shlyerjes së një borxhi. Kjo shtetase duke qënë në presion psikologjik, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Më datë 10.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. F., 73 vjeç, pasi  në “Bulevardin Blu” Kamëz, ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA