Policia e Krujës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet të jenë autorët e vjedhjes me dhunë të një pike karburanti në Fushë Krujë, një ditë më parë.
Në pranga kanë rënë dy të rinjtë F. L. dhe M. C. (L), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.
—
Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel