‘Tanke robotë’/ Njësitë e frikshme ruse hyjnë në shërbim me ushtrinë, mes tensioneve me Ukrainën (video)

10/04/2021 21:13

Njësitë e para speciale të tankeve robotë do te hyjnë në shërbim me ushtrinë e Rusisë, në një kohë tensionesh konflikti me Ukrainën fqinje.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu inspektoi dje forcën e re të zjarrit pa pilotë, në qendrën e prodhimit  në Nakhabino pranë Moskës.

“Njësia e parë goditëse e robotëve do të krijohet në ushtrinë ruse me sistemet luftarake Uran-9, ose rreth 20 mjete luftimi te komanduara ne distance”, njoftonte ministria e mbrojtjes.

Në një video të shpërndarë nga ministria shihet në veprim tanku pa pilot.

Ai është i armatosur me një mitraloz 30mm, raketa anti-tank Ataka dhe flakëhedhëse Shmel.

Ushtria ruse zotëron tashmë robotë për pastrimin e minave të quajtur  Uran-6, robotë zjarrfikës Uran-14, si dhe një tip tjetër robotësh sulmi Uran-9, ndersa është duke punuar për robotët nënujorë.

Ministri Shoigu ka urdhëruar dizenjatorët të përmirësojnë kapacitete e mjeteve ushtarake pa pilotë,  për të përmirësuar mbijetesën e tyre në kushte radiacioni të fortë elektromagnetik dhe ndotje radio-aktive.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel