Një 47-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Berat.
Ky shtetas, me inicialet T.C., banues në Samaticë, Ura Vajgurore, ka goditur për motive të dobëta me thikë shtetasin Q.Z., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Beratit.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.
Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.
Top Channel