Milani iu kthye fitores në Serinë A përballë Parmës, duke e mposhtur me rezultatin 1-3, edhe pse për më shumë se 35 minuta luajti me një lojtar më pak, për shkak të ndëshkimit të Zlatan Ibrahimovicit me karton të kuq për protestë ndaj gjyqtarit. Një sukses ky që e çon “Djallin” në kuotën e 63 pikëve, katër më shumë se Juventusi, që në këtë raund pret në “Allianz Stadium” Genoan.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e 8-të me Rebicin, që u shërbye nga Ibra, ndërsa në fundin e pjesës së parë Kessie dyfishoi epërsinë, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm edhe psikologjik ekipit të Piolit. Në minutën e 60-të, një moment nervozizmi i Ibrahimovicit mund t’I kishte kushtuar rëndë Milanit. Gjiganti suedez la fushën para kohe në minutën e 60-të, duke e lënë në inferioritet numerik ekipit e tij për sjellje jokorrekte në fushë.
Parma mori zemër dhe në minutën e 66-të Gagliolo shkurtoi diferencën në 1-2, megjithatë kuqezinjtë e ruajtën qetësinë dhe në shtesë u dhanë goditjen përfundimtare emilianëve me golin e Leaos.
Top Channel