Emrat+FOTO/ Detaje të reja nga ngjarja horror në Kavajë. Ishin në proces divorci, për arsye xhelozie burri djeg bashkëshorten brenda makinës pastaj vetëvaret në pemë!

10/04/2021 13:55
Bilbil Shirja

Fëllënxa Shirja, 45 vjeçe u gjend e djegur brenda automjetit të familjes, ndërsa ish bashkëshorti i saj Bilbil Shirja u gjend i varur në një pemë rreth 30 metra nga makina.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kryemëdhenj në Golem të Durrësit. Dyshimet e grupit hetimor janë që ish bashkëshorti i saj Bilbili për shkak të xhelozisë e ka marrë bashkëshorten dhe e ka djegur të gjallë brenda automjetit tip Audi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 në mëngjesin e kësaj të shtune. Ka qenë pikërisht një nga banorët e zonës, i cili në një distancë prej dy kilometrash në një luginë pranë fshatit ka parë të dalë tym.

Ai ka njoftuar policinë, por për shkak të terrenit të vështirë është dashur disa orë për nxjerrjen e trupave. Sipas të dhënave, çifti Shiraj ishin ndarë prej disa kohësh dhe ditën e hënë pritej të kishin edhe seancën e fundit të divorcit, por gjithçka përfundoi në një tragjedi. Ish çifti i bashkëshortëve janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të fejuar dhe të një djali që të premten festoi 18 vjetorin e tij. Ky ka qenë pikërisht edhe momenti kur çifti Shirja janë takuar me njëri-tjetrin, cka një ditë më pas do të përkthehej në vrasje dhe vetëvrasje. Grupi hetimor ende vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.
Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel