Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, ndërkohë që nuk bëhen me dije shkaqet.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Më datë 09.04.2021, rreth orës 23:55, në lagjen “ 24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetases A. T., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA