Një statujë e re gjigande e Krishtit është duke u ndërtuar në jug të Brazilit, që do të ngrihet akoma më lart se monumenti i famshëm i ‘Krishtit Shërues’ me pamje mbi Rio de Janeiro.
Koka dhe krahët e hapura u shtuan kësaj jave statujës së re, e cila është duke u ndërtuar prej vitit 2019 në qytetin e Encantado, në shtetin e Rio Grande do Sul.
Inaugurimi i monumentit pritet të bëhet këtë vit, sipas shoqatës së Miqve të Krishtit, e cila po koordinon punimet.
“Është një ditë celebrimi, devotshmërie,” thotë Gilson Conzatti, këshilltar bashkiak, i biri i Adroaldo Conzatti, politikani që dha i pari idenë.
Conzatti i vjetër, ka qenë më parë kryebashkiak i qytetit por vdiq në mars nga komplikacionet e koronavirusit.
Statuja e re do të quhet ‘Krishti Protektori’ dhe do të ngrihet 43 metra e lartë megjithë pedestalin e tij, duke e bërë një prej statujave më të larta të Krishtit me krahë të hapura.
Ajo do të jetë e gjerë 36 metra nga njëra dorë te tjetra dhe do të ketë një ashensor të brendshëm dhe një platformë vështrimi afër majës.
Ndërsa statuja tjetër e Krishtit është 38 metra e lartë dhe është e gjerë 28 metra nga një dorë te tjetra dhe shënon 90 vjetorin e saj në tetor.
Encantado, qyteti me 22,000 banorë, ndodhet 145 kilometra në veri të kryeqytetit të shtetit Porto Alegre.
Projekti ka si qëllim të frymëzojë besim por gjithashtu të inkurajojë turizmin në zonë.
Projekti ka një buxhet prej 2 milionë real ($350,000) dhe po financohet vetëm me donacione kristiane.
Top Channel