Vaksinimi masiv i popullsisë, si po vazhdon procesi në sheshin “Skënderbej” (Fotot)

09/04/2021 12:32

Procesi masiv i popullsisë po vazhdon, pa probleme, në të gjithë vendin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232.556 doza të vaksinës anti Covid 19 për qytetarët.

Ashtu siç mund ta shihni në foto galerinë më poshtë, të moshuarit shprehin interes të vazhdueshëm për të marrë vaksinën. Duke qëndruar në radhë, ata presin të marrin dozën anti Covid. Pritet që këtë javë të ulet grupmosha dhe të fillojë vaksinimi i mbi 65-vjeçarëve.

Ndërkohë, në vend kanë mbërritur doza të tjera të vaksinës kineze. Dje, në aeroportin “Nënë Tereza”, erdhën 100 mijë vaksina të Sinovac.

FOTO GALERI
2/28
Plane nga procesi i vaksinimit në vendin tonë

Top Channel