Shpërthen vullkani La Soufriere në Karaibe, me hi e tym deri në 7 km lartësi (fotot)

09/04/2021 16:43

Një vullkan i ishullit Shën Vincent në Karaibe, ka shpërthyer sot duke bërë që mijëra banorë të largoheshin duke vrapuar për jetën e tyre. Rreth 16,000 rezidentë të zonës së shpallur tashmë “të kuqe” janë evakuar kur mali ‘La Soufriere’ nisi të villte avull e tym.

Grupet e Emergjencës së Shën Vincent paralajmëronin për “mundësi të katastrofës së konsiderueshme” prej shpërthimit të vullkanit që pritet në çdo moment.

“Tanimë vullkani ka hyrë në fazën e tij eksplozive duke lëshuar tym e hi deri në 7 kilometra lartësi”, shkruante agjencia në deklaratën e saj publike.

Rezidentët nxiteshin të largoheshin menjëherë nga “zonat e kuqe” teksa mbetjet e lëshuara nga vullkani kishin arritur deri në aeroportin ndërkombëtar të Argyle që është më shumë se 50 kilometra larg.

Kryeministri Ralph Gonsalves tha se përpjekjet e evakuimeve po pengohen nga pandemia e koronavirusit pasi njerëzit duhet të vaksinohen ara se të merren në anije për t’u strehuar në ishujt aty pranë.

“Në vend ka një urdhër evakuimi. Kjo është një situatë emergjente dhe të gjithë duhet ta kuptojnë”, tha ai. Ishujt fqinjë turistikë të St Lucia, Barbados, Antigua e Grenada thanë se ishin të gatshem të prisnin të evakuarit. Gonsalves tha se ishte në bisedime me qeveri të tjera të Karaibeve për pranimin e karave të identitetit për individët që nuk kanë një pasaportë.

Herën e fundit ky vullkan shpërtheu në 1979, ndërsa një shpërthim vrasës më të hershëm në  1902 gjetën vdekjen 1,600.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA