Në fund të prillit pritet të ketë një tjetër valë të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Kjo, për shkak jo vetëm të grumbullimeve tani në fushatë elektorale, por edhe sepse vaksina anti-Covid nuk ul transmetimin nga një person tek tjetri. Një person i vaksinuar mund të preket nga koronavirusi. Ai mund të mos sëmuret por e transmeton atë tek të tjerë persona kontakti.
Fushata parazgjedhore, prezantimi i kandidatëve nëpër fshatra duke kërkuar votat atje ka ndikuar në përhapjen e koronavirusit edhe në këto zona të cilat nuk kanë qenë prekur deri më tani.
Dr. Brataj sugjeron bërjen e vaksinës për të gjithë ata që kanë hezituar deri më tani. Me ardhjen e sasisë së vaksinave një ditë më parë, pritet të nisë vaksinimi i grupmoshës 60-65 vjeç sapo të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm e të bëhet shpërndarja e Coronavac nëpër qendrat shëndetësore.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Alma Demiraj.
Top Channel