Nisën fluturimet në Rinas/ Vihet në punë me kapacitet të plotë aeroporti dhe kulla e kontrollit

09/04/2021 15:17

Nënë Bukuries iu zgjat udhëtimi nga Amerika drejt Tiranës prej grevës. Ajo u bllokua në Vienë dhe vetëm sot mundi të takonte nipërit.

Qielli nuk është më i boshatisur. Në hapësirën ajrore shqiptare ka rifilluar normalisht qarkullimi i avionëve. Operimet ajrore kanë nisur në orën 9 normalisht në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë Albcontroll Fluturimi i parë nga tirana ka qenë drejt Bolonjës, ndërsa të parët që kanë mbërritur në tiranë kanë  qenë udhëtarët nga Brukseli.

Mes 55 fluturimeve hyrëse dhe dalëse të planifikuara për sot, dy fluturimet drejt Frankfurtit dhe Stambollit para orës 9 të mëngjesit u anuluan. Ndërsa jo të gjithë pasagjerët ishin njoftuar për oraret e fluturimeve dhe qëndronin jashtë aeroportit në pritje.

Në kullën e vrojtimit ku ndali puna e kontrollorëve të mërkurën janë rikthyer në detyrë pjesa më e madhe e tyre, sipas njoftimit të ministres së Infrastrukturës Belinda balluku ndërsa në  krah me ta qëndrojnë edhe kontrollorët turk që i zëvendësuan gjatë bojkotit e ishin këta të fundit që bënë të mundur uljen e dy avionëve ditën e djeshme me  vaksinat dhe përfaqësuesit e qeverisë turke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA