Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit, Lille ka hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi ka triumfuar 0-2 në transfertën ndaj Metz dhe e ka çuar përkohësisht në 6 pikë diferencën ndaj PSG-së ndjekëse.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pasi Metz humbi edhe një penallti me Leya, ndërsa në pjesën e dytë Lille zgjidhi gjithçka me golat e turqve Yilmaz e Çelik, duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme.
Në kampionatin gjerman, Arminia Bielefeld ia hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në Bundesligë, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Freiburgut.
Sfida u vendos nga një autogol i Santamarias në minutën e 68′, ndërsa me fitoren e sotme, Arminia u ngjit në kuotën e 26 pikëve, duke dalë përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes.
Top Channel