Kryeministri Edi Rama ishte në Konispol në liqenin e Bezhanit ku bashkë me Shuaip Beqiri Kr. Bashkisë Konispol si dhe Dhimo Kote zv ministri i bujqësisë panë nga afër ndryshimet e bëra në zonë.
Beqiri tha se kjo është një një vepër madhore që ky komunitet e priste prej kohësh.
“Një vepër madhore për rikonstrukturimin e kanalit të Njanjarit 60km, që fillon nga liqeni i Njanjarit deri në Konispol , përmirëson me vaditje 4800 hektarë tokë nga të cilët 1200 kanë qenë pa vaditje dhe kjo shërben shumë për fermerët”, tha ai.
Për liqenin e Njanjarit, Rama bëri dhe një batutë me zv ministrin e Bujqësisë Dhimo Kote.
Rama: Rrinte me Saliun se donte liqenin, ta bëri Saliu?
Kote: Jo nuk ma bëri, ma bëri Edi Rama.
Rama: e shikon sa herë vijë këtu mësoj, mësoj nga ky.
Kote: E kemi gjetur orën e fshatarëbve,
Rama: Po sepse se ju ka ardhur katundari më i gjatë në krye dhe ju mbështet.
Top Channel