Hapja e stadiumeve, UEFA pret përgjigje zyrtare edhe nga 4 qytete pritëse të Europianit

09/04/2021 23:59

Plot 8 qytete pritëse të Kampionatit Europian kanë dhënë miratimin zyrtar për të lejuar praninë e pjesshme të tifozëve në stadiume, gjatë eventit më të rëndësishëm futbollistik në kontinent, ndërsa UEFA mbetet në pritje të përgjigjes nga 4 qytete të tjera.

Roma, Monaco, Bilbao dhe Dublini kanë afat deri më 19 prill që të diskutojnë ende me autoritetet shtetërore e shëndetësore, për të marrë miratimin me shkrim për hapjen e stadiumeve në masën minimale prej 25-30% të kapacitetit.

Synimi i UEFA-s është që të gjithë ndeshjet e Kampionatit Europian të luhen me praninë e publikut në shkallët e stadiumit dhe Shën Petërburgu, Budapesti, Bakuja, Amsterdami, Bukureshti, Kopenhageni, Gllasgou dhe Londra kanë dhënë miratimin për hapjen e impianteve që do të presin takimet këtë verë.

Edhe katër qytetet pritëse si Roma, Dublini, Monaco e Bilbao kanë marrë një miratim paraprak për hapjen e stadiumeve, por UEFA u ka dhënë afat deri më 19 prill që të kompletojnë dosjen me lejen zyrtare për praninë e tifozëve në ndeshjet që do të presin stadiumet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA