Në kulmin e fushatës elektorale liderët politik po bëjnë gjithçka për t’iu afruar elektoratin dhe Lulzim Basha e gjeti veten në traktorin e një fermeri ku i shpalosi programin e tij për bujqësinë.
Nga plani për bujqësinë biseda u zhvendos në sferën politike.
Fermeri: Le të më dalë Rama mua në debat.
Basha- I ka frikë lulzimat ai.
Në zyrën e tij në Tiranë, Lulzim Bshën e prisnin dy ish funksionarë socialist të Durrësit, të cilët kanë braktisur Partinë Socialiste dhe kanë vendosur të bashkohen me Partinë Demorkatike.
Basha- Ta heqim një drejtues I cili nuk mund të drejtojë as shtëpinë e tij partinë socialiste jo me vendin.
Krahas votës së elektoratit gri, kryedemokrati Basha kërkon të bëjë për vete edhe socialistët e zhgënjyer.
Top Channel