Një 77-vjeçar dyshohet se ka vrarë veten, paraditen e sotme në Kurbin.

Taf Kasmi dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante në banesën e tij, në Fushë Milot. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima ka qenë ne gjendje te rëndë shëndetësore, për shkak të infektimit me Covid 19.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA