Foto ilustruese

Një 22-vjeçar u arrestua në Bulqizë, pasi është dënuar më parë me burg, për vjedhje pronash në qytet, të kryera në bashkëpunim.

Njoftim i policisë:

Ndalohet një 22-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Bulqizë,  pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën  penale ”Vjedhje”, kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA