Pronari i një hoteli ka dalë sot në gjyq për vrasjen “e përkryer” të një çifti të ri, që u gjetën të vdekur në dush, të helmuar nga monoksidi i karbonit.
Trupat e pajetë të 25 vjeçarit Jean Vosloo, dhe 28 vjeçares Mari Hoon, u gjetën në dhomën e tyre në rezortin Kliphuis Guesthouse, në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut vitin e kaluar.
47 vjeçari Kevin Pretorius, përballet me dy akuza vrasjeje, si rezultat i një hetimi të gjatë të rrethanave nga policia.
Çifti i fejuar nga Gauteng po qëndronin në hotelin e tij, të vendosur brenda një ferme, për një pushim fundjave, së bashku me një mikun e tyre.
Ky i fundit, Stephan, bëri zbulimin e kobshëm të trupave të tyre më 26 prill të vitit të shkuar.
Policia kishte nisur një hetim për vdekjen e të rinjve që nuk kishin shenja plagësh në trup, por raporti i mëvonshëm i toksikologjisë zbuloi helmimin fatal nga monoksidi i karbonit në gjakun e tyre, me më shumë se 70 përqind të gazit vrasës.
Monoksidi i karbonit, i njohur ndryshe si vrasësi i heshtur, prodhohet kur nuk ka mjaftueshëm oksigjen gjatë një procesi djegieje, si për shembull, në bolierin me gaz apo te zjarri.
Ai helmon trupin duke bllokuar transportin e oksigjenit nga qelizat e kuqe të gjakut.
Pas mbledhjes së dëshmive nga ekspertët vitin e kaluar, autoritetet ngritën akuzat për vrasje nga të zotit të hotelit.
“Arrestimi i Pretorius vjen pas një hetimi të gjatë”, tha rreshterja e policisë Majola Nkohli.
Vosloo dhe Hoon, te diplomuar njeri per bujqesi dhe vajza per menaxhim biznesi, duhet të ishin martuar muajin e kaluar.
Sune Hoon, motra e Mari tha se çifti ishin njohur në universitetin Stellenbosch dhe u fejuan dy vjet më vonë.
“Besoj se Mari e dinte prej fillimit se Jean ishte njeriu me të cilin do të martohej. Ata ishin cifti i përkryer, bënin gjithçka bashkë”.
Policia tha se beson se gazi vrasës ka rrjedhur nga bolieri i ujit por detajet e sakta të hetimit që solli ngritjen e akuzave nuk janë publikuar.
Top Channel