Plagosje me dashje, dhunë fizike e psikologjike e lëndë narkotike/ 9 të arrestuar në Tiranë

08/04/2021 10:16

9 shtetas janë arrestuar në Tiranë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale M. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, ka goditur me thikë shtetasin A. B., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, qeni i tij ka dëmtuar një shtetas të mitur 11 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. H., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës;

M., 38 vjeç, E. Ç., 32 vjeç dhe A. B., 40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

P., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues D. J. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. J., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Më datë 07.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. R., 46 vjeç dhe P. Gj., 53 vjeç, sepse me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë parash shtetasit E. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA