“Shumë shpejt do të kemi lajme që do të na bëjnë të lumtur të gjithëve”, deklaroi Leonardo në lidhje me rinovimin e Kylian Mbappe dhe Neymar, në përfundim të ndeshjes ndaj Bayernit të Mynihut, megjithatë lajmet nuk duket se janë kaq të gëzueshme.
Kjo pasi mediat spanjolle këmbëngulin që Mbappe ka refuzuar të gjithë ofertat dhe ka njoftuar drejtuesit e klubit francez se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, pasi dëshiron të largohet nga PSG-ja gjatë merkatos së verës.
Deri tani palët kanë negociuar vazhdimisht për rinovimin e kontratës, por Mbappe dhe menaxherët e tij kanë vendosur ndërprerjen e bisedimeve, ndaj drejtuesit e PSG-së duhet të marrin në konsideratë shitjen e tij gjatë kësaj vere për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë.
Reali i Madridit është klubi që ka shprehur vazhdimisht interes për shërbimet e sulmuesit francez, të cilin Perez e sheh si pasuesin ideal të Cristiano Ronaldos dhe ëndërron të formojë një dyshe ëndrrash me të dhe Haaland, tjetër objektiv i “Los Blancos”.
Top Channel