
24/05 15:52
Lyoni ia doli të kualifikohej për në çerekfinalet e Kupës së Francës, pasi triumfoi vetëm pas gjuajtjes së penalltive në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave ndaj skuadrës së Red Star.
Paqueta dhe Depay shënuan dy herë për skuadrën e Lyonit në pjesën e parë, duke dhënë idenë se kualifikimi do të ishte një mision i lehtë, por nuk rezultoi kështu pasoi vendasit arritën të gjejnë barazimin në pjesën e dytë.
Për të përcaktuar çerek-finalisten skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku lojtarët e Lyonit ekzekutuan saktë të 5 goditjet në dispozicion, ndërsa Red Star humbi një gjuajtje dhe i dha lamtumirën Kupës së Francës.
Top Channel