Kjo është sallata shëruese me kastravec dhe hudhër, ul kolesterolin dhe tensionin e lartë

08/04/2021 05:52

Sipas Shoqërisë Amerikanë të Shëndetit të zemrës çdo vit e më shumë po shtohen rastet e personave të prekur nga hipertensioni. Përveç mjekimeve, një rol të rëndësishëm luan dhe ushqimi që konsumoni në parandalimin apo trajtimin e kësaj sëmundjeje. Hipertensioni tanimë ka filluar të shfaqet që në moshë të re, diçka që para dy dekadave ishte ende e pamenduar.

Duke qenë se ndikon drejtpërdrejt tek qarkullimi i gjakut kjo sëmundje bëhet shkak dhe i problemeve të tjera shëndetësore. Më të shpeshtat janë: ataku në zemër, dementia, ishemia, humbje shikimi, probleme me memorien dhe shumë të tjera.

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar apo manaxhuar këtë problem?
Hapi i parë dhe më i rëndësishmi është gjithmonë konsulta me mjekun. Por ajo që mund të bëni në shtëpi është që të përmirësoni dietën tuaj. Siç e dini ka shumë ushqime të cilat arrijnë të përmirësojnë shëndetin e organizmit tonë në përgjithësi. Grupe të veçanta ushqimesh mund të përdoren në formën e trajtimeve të cilat mund të sjellin një përmirësim të gjendjes së organizmit. Në rastin e hipertensionit dy nga produktet më të shëndetshme janë pikërisht kastraveci dhe hudhra.

Kastraveci njihet për vetitë e tij hidratuese, por është kaliumi dhe fibra që përmban ky produkt që ndihmojnë me hipertensionin. Kaliumi ndihmon të balanconi sasinë e kripës që përthith trupi juaj, duke luftuar kështu krijimin e arteriosklerozes. Nga ana tjetër fibra arrin të ulë nivelet e kolesterolit të lartë si dhe rregullon qarkullimin e gjakut. Përsa i përket hudhrës, ajo tashmë e ka vërtetuar aftësinë e saj shëruese në lidhje me problemet e tensionit të lartë.

Të gjitha fuqitë e saj mirëbërëse lidhen me alicinën që gjendet tek hudhra, Nëse doni një kombinim ushqimor që dhe të jetë i shijshëm por edhe të jetë vlera për shëndetin tuaj, ky është ai.

Sallata me kastravec dhe hudhër
Përbërësit

2-3 lugë gjelle me ujë
1 kastravec
3 thelpinj hudhër
Gjysmë luge gjelle me uthull molle

Përgatitja:
Si fillim qëroni dhe shtypni hudhrën. Lani kastravecin, dhe bashkë me lëkurë priteni në copa të vogla. Përzjejeni kastravecin dhe hudhrën e shtypur në një tas të madh. Më pas shtoni ujin dhe uthullën e mollës dhe përziejeni përsëri. Nëse dëshironi mund t’i shtoni disa gjethe menteje. Mund ta konsumoni duke shoqëruar vaktin e drekës./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA