Gruaja qëllohet për vdekje nga ‘shitësi i Facebook’ pas sherrit për frigoriferin (fotot)

08/04/2021 15:56

Një grua besohet se është qëlluar për vdekje me thikë nga një shitës në rrjetin ‘Facebook Marketplace’ pas konfliktit për çmimin e frigoriferit që burri po shiste.

54 vjeçarja Denise Williams, u gjet e vdekur në shtëpinë e 26-vjeçarit Joshua Gorgone, pas i kishte shkuar atje për të parë një frigorifer që shpresonte të blinte për të dashurin e saj.

Në konferencën e sotme për shtyp policia amerikane tha se Williams u gjet me plagë të shumta thike në apartamentin e Gorgone Geistown, Pensilvani.

Policia kishte gjurmuar celularin e Williams si dhe kishte marrë informacione nga një llogari e familajrëve të tij në Facebook.

Mjeku ligjor Jeff Lees tha se autopsia konfirmoi se Williams vdiq nga gjakderdhja prej plagëve të thikës.

“Ajo kishte luftuar, por pësoi një vdekje të dhunshme,” tha ai.

Joshua Gorgone ishte arrestuar po atë ditë dhe akuzuar për vrasje.

Ai pranoi më pas vrasjen e Williams me thikën e kuzhinës, pas konfliktit për çmimin e frigoriferit, tha policia.

Prokurori vendas Greg Neugebauer dha një lutje për njerëzit që shkojnë të blejnë sende në rrjetet sociale siç është tregu i  Facebook.

“Bëni kujdes kur blini sende nga njerëz të panjohur në internet, mos shkoni asnjëherë vetëm dhe as mos ftoni njerëz në shtëpinë tuaj për të shikuar diçka. Vendet më të mira të takimit janë ato në publik dhe të ndriçuara mirë”, tha ai.

FOTO GALERI
2/3
Joshua Gorgone ishte arrestuar po atë ditë dhe akuzuar për vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA