Përfundon Euriopiani pa nisur ende për Daniel Godellin i cili merrte pjesë në kategorinë e peshës deri në 81 kg. I dëtmuar që në nxemje Godelli tentoi të marrë pjesë në shkëputje duke tentuar 152 kg, por e pati të pamundur, duke i dhënë fund pjesëmarrjes së tij ndërkombëtare.
Ndërkohë më herët, në të njëtën peshë por në baterinë B, Erkand Qerimaj u rendit i treti në dygarësgh me 336 kg. Në shkëputje Qerimaj ishte perfekt në të treja tentativat e tij, ku e filloi me 150 kg për të kaluar më pas në 154 dhe 156 kg dhe me këtë peshë ai u rendit në vendin e dytë në këtë stil.
Ndërkohë në shtytje situata ishte disi më e komplikuar. Qerimaj e filloi me 180 kg dhe provën e parë e ngriti mjaft mirë. Në dy tentativat e tjera 184 dhe 185 kg, peshngritësi nga Shkodra nuk mundi dot t’i përfundojë duke i dështuar të dyja provat.
Edhe pse në stilin e shtytjes u rendit i katërti, në dygarësh Qerimaj gjendet në vendin e tretë në baterinë B. Ndërkohë sportisti fundit shqiptar që ka ende për të zhvilluar garën e tij është Krenar Shoraj i cili merr pjesë në peshën deri në 89 kg e cila do të zhvillohet ditën e enjte.
Top Channel