
24/05 15:52
U luajtën ndeshjen e para të çerekfinaleve të Uefa Champions League. Fitoi me shumë vështirësi ndeshjen e parë edhe Manchester City që mposhti 2-1 Borussian e Dortmundit në Etihad Stadium.
De Bruyne i dha epërsinë skuadrës së Guardiolës në pjesën e parë, ndërkohë që Reus i ngriu buzëqeshjen me golin e 1-1, 6 minuta para fundit.
Por në të 90-ën talenti Foden shënoi golin e fitores për Manchester City-n, që shkon në ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë.
Top Channel