Super-tufa e 1000 delfinëve që garojnë kapet në kamera nga turistët e magjepsur (video-fotot)

07/04/2021 15:32

Një masë gjigande detare prej 1,000 delfinësh është kapur në kamera nga një barkë turistësh në Kaliforni, të cilët dëshmuan eksperiencën mahnitëse që vjen më pak se një herë në jetë.

Spektakli i botës së egër detare u zhvillua në Dana Point, Kaliforni, më 14 mars.

Pamjet e shpërndara nga grupi i Vëzhgimit të Belanave në Dana Point tregonin delfinët e panumërt që garonin me njëri-tjetrin para turistëve të habitur.

Një prej tyre thoshte: “Kjo sjellje njihet si ‘shtypje’ delfinësh. Ata nisen aq shpejt sa i gjithë deti bëhet i bardhë nga shkuma dhe dëgjohet vetëm zhurma e rrahjeve të ujit. Ata janë kafshë aq të hijshme edhe në këtë sjellje të eksituar, jemi të magjepsur që po i shikojmë në brigjet tona”.

Pasagjerët e barkës thanë se i kishin parë delfinët për orë të tëra.

Tufat e delfinëve udhëtojnë në grupe prej maksimumi 200 ekzemplarë, por disa tufa qëllon që bëhen bashkë nganjëherë në kërkim të ushqimit ose prej frikës së predatorëve.

Delfinët notojnë më shpejt hynë hyjnë e dalin me kërcime në ujë pasi ajri ka më pak rezistencë.

Grupi vëzhgues Dana Point komentonte më tej: “Këto grupe të ngjeshjes së delfinëve ndodhin në mënyrë spontane dhe nuk kanë kohë të caktuar gjatë vitit. Kalifornia jugore ka densitetin më të madh të delfinëve nga kudo tjetër në tokë, me rreth 450 000 delfinë. Dana Point është një nga vendet e pakta në botë ku mund të shohësh mega-tufa delfinësh me rreth  10,000 ekzemplarë”.

Në gusht të vitit të kaluar rreth 300 u regjistruan në kamera në të njëjtën pikë.

FOTO GALERI
2/4
Spektakli i botës së egër detare u zhvillua në Dana Point, Kaliforni, më 14 mars.

Top Channel