Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në rrugën e “Kavajës”, në kryeqytet.
Policia njofton se si pasojë e një konflikti të çastit, dy të rinj kanë goditur me thikë një shtetas të mitur, me inicialet A.B., 16 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e dy autorëve të kësaj ngjarje dhe ndodhën në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel