Përdhunon të miturën dhe dënohet me tre muaj burg, nëna e vajzës: Nëse nuk merr dënimin e merituar, do ta vras me duart e mia!

07/04/2021 13:47
Foto ilustruese

Një vajzë e mitur u përdhunua nga burri i hallës, i cili u dënua me vetëm 3 muaj burg dhe më pas u la i lirë.

Një pjesë e  rrëfimit të vajzës, kur ka dëshmuar në prokurori. “Isha vetëm 15 vjeçe. Shkuam në Rinas për të marrë një zonjë, pasi Resmiu punonte taksist. Halla nuk erdhi me ne. U fut në një rrugicë me çakull dhe filloi të më zhvishte dhe të abuzonte me mua. Atë ditë më çoi te shtëpia e tij. Kur shkova të nesërmen në shtëpi i thashë mamit. Në darkë erdhi në shtëpinë tonë Resmiu me gruan. Të gjithë më pyetën nëse është e vërtetë. Resmiu më shikonte në sy dhe më tha të mos tregoja, më kërcënoi.

Në vitin 2017 erdhi sërish në shtëpinë time, isha vetëm me babin, i cili është me probleme mendore. Resmiu më lidhi duart, më zhveshi, më kafshonte dhe unë bërtisja. E denoncova, por e liruan. Më ndiqte në shkollë, më thoshte, hajde në makinë, pse nuk hipën”.

Historinë për emisionin “Shqipëria live” e tregon nëna e vajzës, Violeta Koroni. “Resmiu është burri i kunatës. Ai kishte gruan në Greqi, vinte këtu hante dreka, darka. Vjehrrit tim i vinte turp ta dëbonte. Vajza, më tregoi që në vitin 2016, kur e Resmoiu e çoi në Rinas. Nuk më lanë këta të shtëpisë të denoncoja, më thanë gënjen vajza se është e vogël. Unë  e besoja vajzën. Vajza kishte shenja të vazhdueshme.

Për një vit rresht, nuk ma la rehat çupën. I thoshte kunatit që rri me çuna, donte ta ndante nga shokët dhe shoqet. Nuk e linte rehat.  Prapë vinte në shtëpi, në vitin 2017, unë desh e vrava por nuk më lanë.

Në korrik 2017, vjehrri dhe vjehrra ikën në fshat. Erdhi Resmiu në shtëpi, tha dua vajzën që të bëjë disa punë me vajzën time. Unë nuk desha, vajza ishte në gjumë. Por ai më kërcënonte se do të më ndante nga burri.Ai ishte lajmësi që më solli këtu, dhe më kërcënonte që do të më ndante nga burri.

E gënjeu vajzën, i tha që do të vish te shtëpia ime. Vajza i tha unë nuk vij. I thoshte do shkojmë të marrim një dy gjëra për të ngrënë derisa e çoi në mes të pyllit, ku nuk kishte asnjë shtëpi. Këtë herë ika vetë në polici, nuk e shikoja dot më që vinte në shtëpi. I thashë vjehrrit çfarë i ka bërë. Mjekët e kanë konfirmuar që vajza është përdhunuar”.

Sot, vajza e Violetës jeton në Gjermani, por ajo kërkon drejtësi. “Ai u dënua tre muaj burg dhe kur doli tha unë jam i pafajshëm . Nëse ai nuk arrestohet, unë atë do ta vras vetë. Vjehrri im vdiq nga kjo ngjarje. Ma shkatërroi vajzën time, që tani nuk jeton as me prindërit, as me vëllanë, dua që të dënohet sa e meriton”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA