Arkansas është bërë shteti i parë amerikan që bën të jashtëligjshme, trajtimet konfirmuese gjinore dhe operacionet për njerëzit transgjinorë nën moshën 18 vjeç.
Projekt-ligji, në fakt ndalon mjekët që të ofrojnë këto trajtime, shkruan BBC.
Guvernatori shtetëror republikan kishte vënë veton mbi projekt-ligjin, duke e quajtur atë një “veprim të gjerë të qeverisë“. Por Dhoma dhe Senati i kontrolluar nga Republikanët e shtetit e shfuqizuan atë.
Projekt-ligji është përballur me shumë kundërshtime nga grupet, përfshirë Akademinë Amerikane të Pediatrisë, e cila tha se ligji do të bllokojë të rinjtë transgjinorë nga kujdesi i rëndësishëm mjekësor dhe do të rrisë rrezikun për vetëvrasje.
Unioni Amerikan i Lirive Civile tha se po përgatiste procesin gjyqësor, duke deklaruar se ligji “do të dëbojë familjet, mjekët dhe bizneset nga shteti dhe po jep një mesazh të tmerrshëm për të rinjtë transgjinorë që po e shikojnë me frikë“.
“Kjo është një ditë e trishtuar për Arkansas, por lufta nuk ka mbaruar“, tha Holly Dickson, drejtori ekzekutiv i ACLU në Arkansas, në një deklaratë.
Top Channel