Merrte shuma marramendëse dhe i premtonte njerëzve vizë pune në Mbretërinë e Bashkuar, arrestohet 39-vjeçarja. Shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët

07/04/2021 17:38

Një 39-vjeçare nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi mashtronte njerëzit se do t’i pajiste me vizë pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe i merrte shuma të konsiderueshme parash.

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e saj janë shpallur në kërkim. Policia bën me dije se të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar dhe paisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”. Finalizohet operacioni policor i koduar “Udhëtimi i sigurt”.

Njoftimi i plotë:

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar, vihet në pranga një shtetase, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar dhe pajisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA