Luhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me tiroiden. Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.
Sipas të dhënave një nga problemet më të shpeshta që hasen me këtë gjëndërr është hipotiroidizmi. Ky problem ka të bëjë me funksionin e mangët të tiroides. Hipotiroidizmi manifestohet me lodhje ekstreme, depresion, harresë dhe shtim në peshë. Ajo rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të tumorit. Ekspertët rekomandojnë trajtimin e këtij problemi edhe nëpërmjet ndryshimeve në regjimin ushqimor.
Teprimi me Brokoli Dhe Lakrat E Vogla
Brokoli, spinaqi, lulelakra dhe lakrat e vogla janë të shkëlqyera për organizmin. Por nëse e teproni me to, atëherë problemet me hipotiroidizmin do të përkeqësohen. Këto perime përmbajnë disa substanca që janë tepër aktive nëse këto ushqime hahen të gjalla. Nëse ato i gatuani, atëherë këto substanca janë pjesërisht aktive dhe më pak të dëmshme.
Ëmbëlsirat
Akullorja, keku, biskotat e të tjerë janë padyshim të shijshme por plot me sheqer. Sheqeri nxit inflamacionin që përbën pikënisjen e sëmundjeve kronike. Nëse inflamacioni është i pranishëm në trup, ai dobëson imunitetin dhe e pengon atë të luftojë sëmundjet e tiroides.
Peshku Ton
Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë mërkur në organizmin e tyre. Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy ose tre racioneve të këtyre peshqve në javë, por jo më tepër.
Jodi i tepert
Jodi i tepërt e dëmton tiroiden dhe ju bën të ndiheni më të plogësht. Edhe në rastin e jodit, ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme. Jodi gjendet tek peshqit, kripa dhe suplementët. Sipas studimeve, nivelet e jodit duhen mbajtur diku tek 100-200 mkg/l.
Proshutat Dhe Salçicet
Mishrat e përpunuar siç janë proshutat dhe salçicet përmbajnë substanca artificiale që përkeqësojnë problemet me tiroiden.
Suplementët E Kalçiumit Dhe Hekurit
Si në formën e suplementëve specifikë apo edhe multivitaminave, kalçiumi dhe hekuri ndërveprojnë negativisht me medikamentet që merrni për tiroiden problematike. Këto medikamente duhen marrë në mënyrë strikte, në të njëjtën kohë, të paktën një orë përpara ushqimit dhe kurrë bashkë me mineralet e mësipërme. Rekomandohet të këshilloheni me mjekun tuaj.
Buka, Drithërat, Makaronat
Njerëzit që nuk e tolerojnë glutenin që gjendet tek buka, makaronat dhe drithërat, vuajnë edhe nga një sëmundje autoimunitare e caktuar. Kjo sëmundje e rrallë detyron sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.
Të Skuqurat
Patatet e skuqura, mishi i pulës e produkte të tjera të skuqura në vaj e temperaturë të lartë nxisin inflamacionin që prek edhe tiroiden.
Hipotiroidizmi zakonisht prek më shumë gratë në moshë të mesme./AgroWeb
Top Channel