Greva e kontrollorëve në Rinas, Balluku: Kontrollorët kërkojnë paga 4 mijë dollarëshë, marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait

07/04/2021 18:58

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sërish në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët e Alcontrol kanë hyrë në grevë duke pezulluar fluturimet.

Me tone të forta, Balluku tha se kjo bëhet vetëm se ata kërkojnë mbi 4 mijë dollarë pagë në kohë pandemie, ndërsa shtoi se “marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”.

“Për shkak të kësaj emergjence të krijuar në Aeroportin e Rinasit, në portën e vetme që e lidh me vendet e tjera. Kemi situatë të jashtëzakonshme. Kontrollorët kanë vendosur që të bëjnë një grevë tërësisht të paligjshme. Në kodin e Punës është e përcaktuar qartë që; ndalohet greva për sektorët sensitiv, duke e nënvizuar dhe trafikun ajror. Ka nisur që dje kjo tratativë e jashtëzakonshme e kontrollorëve të trafikut ajror, por jo nga e gjithë. Për të kërkuar para në kohë pandemie. Nga 4 mijë e sa dollarë, sepse disa të tjerë e kanë më të ulët, nëse nuk iu afrohen kaq para; atëherë ata marrin peng Republikën e Shqipërisë sikur ta kenë tokën e babait të vetë.”, tha Balluku.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA