Greva e kontrollorëve në Rinas, Babaramo: Jetojmë në një shtet demokratik, kanë duruar shumë një vit!

07/04/2021 22:02

Gazetari Ilir Babaramo, i ftuar në “Open” ditën e sotme ka mbështetur grevën e kontrollorëve të trafikut ajror, duke u shprehur se jetojmë në një vend demokratik dhe nuk mund t’ju shkelet e drejta e tyre.

Babaramo: Po më kujtohen gjyqet që tradhtarët në litarë, kulakët t’ju marrin grurin e fshehur. U fol edhe për grusht shteti, më duket absurde, njerëzit dalin për të drejtat e tyre. Jetojmë në një shtet demokratik. Është shteti i së drejtës që është kontrata. Këta kanë një kontratë, në mënyrë të njëanshme ju është prishur. Kanë duruar shumë një vit. Si mundet t’ju shkelet e drejta? Më duket e frikshme si po themi grusht shteti për këta njerëz. Kam shqetësim që çohet ushtria aty. Përse duhet të shkosh në këtë stad. Ata po bëjnë një formë proteste.

Eni Vasili: Nuk ju lejohet me ligj greva.

Babaramo: Greva ndodhin në çdo aeroport të botës.

Kujtojmë se, kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën ditën e sotme pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA